Lajmi ditës

Arrestohet një person, i gjenden drogë, armë dhe municion në veturë, ja detajet

Arrestohet një person, i gjenden drogë, armë dhe municion në veturë, ja detajet

Një person nga fshati Dvorishtë i Berovës është arrestuar gjatë natës në Strumicë, pasi policia i ka gjetur substancë narkotike, armë, municion dhe pjesë të pajisjeve policore. Sipas njoftimit të MPB-së, sot (24.05.2026) rreth orës 02:00, zyrtarët policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria N.Xh. në afërsi të një objekti hotelierik në Strumicë. Gjatë kontrollit të personit dhe të automjetit të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Berovës, tek ai është gjetur një substancë e bardhë pluhur, për të cilën në bisedë zyrtare ka deklaruar se është kokainë.


Ndërkohë, gjatë kontrollit të bagazhit të automjetit janë gjetur armë, municion dhe pjesë të tjera të pajisjeve policore, për të cilat ekziston dyshimi se i posedonte në mënyrë të paligjshme. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ndaj / Сподели