LAJME
“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi
Lajmi ditës

SKANDAL në Komunën e Kërçovës: U mbyll dera, punëtorët dhe qytetarët mbetën të bllokuar

SKANDAL në Komunën e Kërçovës: U mbyll dera, punëtorët dhe qytetarët mbetën të bllokuar

Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur dje në Komuna e Kërçovës, ku sipas reagimeve publike, gjatë një “kontrolli prezence” është mbyllur fizikisht dera kryesore e institucionit, duke lënë të bllokuar brenda punëtorët dhe jashtë qytetarët që kishin ardhur për të kryer obligimet e tyre.


Sipas pretendimeve, punonjësit nuk kanë mundur të dalin nga objekti, ndërsa qytetarët nuk kanë pasur qasje në komunë, gjë që ka shkaktuar revoltë dhe panik tek të pranishmit.
Në reagimin publik thuhet se punëtorët janë trajtuar “si të burgosur”, ndërsa veprimi është cilësuar si presion dhe demonstrim force nga persona përgjegjës në institucion.


“Ky nuk është menaxhim dhe as kontroll. Ky është frikësim dhe frikësimi nuk ka vend në asnjë institucion që pretendon se i shërben qytetarit”, thuhet mes tjerash në reagim.
Po ashtu janë ngritur pyetje lidhur me bazën ligjore të këtij veprimi, duke kërkuar përgjegjësi për urdhrin e mbylljes së derës dhe mënyrën e trajtimit të punëtorëve dhe qytetarëve.


Në fund, u është bërë thirrje Inspektorati Shtetëror i Punës, Avokati i Popullit dhe institucioneve tjera kompetente që të hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe qytetarëve.

Ndaj / Сподели