LAJME
“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnëE rrahin brutalisht në tualetin e lokalit në Gostivar: 17-vjeçari goditet me send të fortë dhe bie pa ndjenjaMacron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësishtTrump pas nënshkrimit të memorandumit me Iranin: Tregova edhe një herë se nuk ka kufizime për pushtetin timFluturonte me 188 km/h në Maqedoni: Serbit i konfiskohet Porsche-ja dhe përfundon në burgGjenden 12 migrantë në një “Mercedes” pas ndjekjes policore në Shkup, shoferi në arratiLajm i trishtë: Ndërron jetë djaloshi i ri nga Dobërdolli i Gostivarit“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnëE rrahin brutalisht në tualetin e lokalit në Gostivar: 17-vjeçari goditet me send të fortë dhe bie pa ndjenjaMacron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësishtTrump pas nënshkrimit të memorandumit me Iranin: Tregova edhe një herë se nuk ka kufizime për pushtetin timFluturonte me 188 km/h në Maqedoni: Serbit i konfiskohet Porsche-ja dhe përfundon në burgGjenden 12 migrantë në një “Mercedes” pas ndjekjes policore në Shkup, shoferi në arratiLajm i trishtë: Ndërron jetë djaloshi i ri nga Dobërdolli i Gostivarit
Lajmi ditës

Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut

Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ku në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet aktuale politike në vend, procesi i integrimit evropian dhe obligimet që rrjedhin nga rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të BDI-së, gjatë takimit është diskutuar në mënyrë të detajuar për përgjegjësitë që institucionet e vendit kanë në raport me agjendën evropiane, si dhe për nevojën e përmbushjes së reformave dhe detyrimeve që kërkohen në kuadër të procesit integrues.

Ahmeti ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi kryesor strategjik i shtetit dhe një interes i përbashkët për të gjithë qytetarët.

“Integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror. Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Ahmeti gjatë takimit.

Në bisedë është vënë theksi edhe te rëndësia e vazhdimit të reformave në fushat kyçe, përfshirë sundimin e ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore në përputhje me standardet evropiane.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se ruajtja e orientimit pro-evropian dhe përkushtimi ndaj reformave mbeten parakushte thelbësore për avancimin e procesit të integrimit dhe përshpejtimin e rrugës së vendit drejt familjes evropiane.

Takimi mes Ahmetit dhe Rokasit vjen në një periudhë kur çështjet që lidhen me procesin integrues, reformat dhe perspektivën evropiane të vendit vazhdojnë të jenë në qendër të debatit politik në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj / Сподели