Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Dita e Hapur e Shkollave të Mesme”, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, zv. kryetarin Albi Qamili, zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës Driton Sulejmani dhe kryetarin e Komunës së Bogovinës Feti Abazi.
Sipas Memishit, qëllimi i aktivitetit ishte që nxënësit e ardhshëm të njihen më nga afër me drejtimet arsimore, profesionet dhe mundësitë që ofrojnë shkollat e mesme në komunën e Tetovës.
Përmes stendave informuese dhe prezantimeve të ndryshme, nxënësit dhe mësuesit prezantuan programet, projektet, sukseset dhe aktivitetet e tyre, duke u ndihmuar nxënësve të klasave të nënta në përzgjedhjen e drejtimit për vazhdimin e arsimit.
Memishi vlerësoi se ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt orientimit të duhur arsimor dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt për të rinjtë.
Lajmi ditës
Daut Memishi pjesë e Ditës së Hapur të Shkollave të Mesme në Tetovë
