LAJME
“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi
Lajmi ditës

Audi A6 e Ramiz Merkos në duart e përmbaruesit, ja pse

Audi A6 e Ramiz Merkos në duart e përmbaruesit, ja pse

Në vend që të dalë në shitje të hënën përmes një ankandi elektronik, automjeti luksoz Audi A6, me të cilin Ramiz Merko u vozit për disa vite dhe që kryetari aktual i Strugës, Mendi Qyra, kishte paralajmëruar se do ta shiste, është bllokuar nga një përmbarues për shlyerjen e borxheve që komuna i ka ndaj subjekteve juridike, mëson ekskluzivisht Alsat. Edhe në vetë automjetin, i cili ende ndodhet para ndërtesës së komunës, që nga dita e djeshme është vendosur një ngjitëse me mbishkrimin “I KONFISKUAR”, ku thuhet se ndalohet tjetërsimi, ngarkimi apo çfarëdo lloj disponimi me këtë send. Përmbaruesi thotë se ka kryer regjistrimin e automjetit dhe se ai nuk mund të dalë në shitje.

Nga Komuna e Strugës një javë më parë njoftuan se vlera fillestare për ankandin e këtij automjeti, sipas vlerësimit të një eksperti të autorizuar, është 1.344.636,00 denarë, respektivisht rreth 21.800 euro, dhe se me mjetet nga shitja e automjetit do të blihet një furgon që do të shërbejë për nevojat e administratës komunale dhe klubeve sportive në qytet. Për Audi-n A6, për të cilin janë shpenzuar 67.000 euro, u zhvillua edhe një proces gjyqësor ku ishte i akuzuar ish-kryetari i Strugës, Ramiz Merko, por më pas ai mori aktvendim lirues.

Ndaj / Сподели