Më datë 12.05.2026 në ora 13:05, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin V.K. (86) nga Kosova.
Gjatë kontrollit kufitar, në valixhen e tij është gjetur dhe sekuestruar municion pistolete. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës, njoftoi policia.
Lajmi ditës
Arrestohet një 86-vjeçar nga Kosova në Aeroportin e Shkupit, ja çka i ka gjetur policia
