SPB Tetovë ka ngritur kallëzim ndaj dy 16-vjeçarëve, njëri nga fshati Shipkovicë dhe tjetri nga fshati Gajre, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “rrezikim i sigurisë”.
Sipas kallëzimit, më 20.02.2026 në fshatin Shipkovicë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht personin me iniciale Z.I. në oborrin e tij. Gjatë sulmit, i dyshuari i parë, siç bëhet e ditur, ka drejtuar edhe kërcënime me armë automatike.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
