LAJME
Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-sëTMERRUESE në Tetovë/ Dyshohet se një i moshuar abúzon sekśualisht me një fëmijë?! (VIDEO)Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vr’asjen në Duqanxhik, ja emri i tijDurmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonaleTë maskuar kokë e këmbë, dalin pamjet nga vr-asja e Artan Myrtajt në Sarandë, autori shfaqet me dy ar’mëProkuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burgTë miturit gjetën granatë dore të pashpërthyer në zonën malore mbi fshatin Dobroshtë, ja detajetMaqedonia e Veriut bojkoton Netanyahun, në kohën e Bujar Osmanit votohej kundër rezolutave për GazënRama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-sëTMERRUESE në Tetovë/ Dyshohet se një i moshuar abúzon sekśualisht me një fëmijë?! (VIDEO)Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vr’asjen në Duqanxhik, ja emri i tijDurmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonaleTë maskuar kokë e këmbë, dalin pamjet nga vr-asja e Artan Myrtajt në Sarandë, autori shfaqet me dy ar’mëProkuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burgTë miturit gjetën granatë dore të pashpërthyer në zonën malore mbi fshatin Dobroshtë, ja detajetMaqedonia e Veriut bojkoton Netanyahun, në kohën e Bujar Osmanit votohej kundër rezolutave për Gazën
Lajmi ditës

Paralajmërim nga NP Ujë dhe Kanalizim “Sharri” Tetovë, janë evidentuar vjedhje: Do të ketë masa të rrepta ndaj vjedhësve të ujit

Paralajmërim nga NP Ujë dhe Kanalizim “Sharri” Tetovë, janë evidentuar vjedhje: Do të ketë masa të rrepta ndaj vjedhësve të ujit

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” Tetovë, ka dalë me një paralajmërim publik drejtuar të gjitha subjekteve afariste, përfshirë qendrat tregtare, autolarjet, restorantet dhe bizneset e tjera, lidhur me keqpërdorimin e ujit dhe mos-pagesën e obligimeve.
Sipas njoftimit, janë evidentuar raste të shumta të vjedhjes së ujit dhe shfrytëzimit të paligjshëm, çka ka shtyrë ndërmarrjen të kërkojë ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve nga të gjithë shfrytëzuesit.
Nga “Sharri” bëjnë të ditur se ndaj të gjithë shkelësve do të ndërmerren masa të rrepta ligjore, të cilat përfshijnë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit si dhe inicimin e procedurave ligjore në përputhje me rregulloret në fuqi.
Po ashtu, ndërmarrja ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë. Në çdo rast ku do të konstatohet kyçje ilegale apo manipulim me sistemin, autoritetet paralajmërojnë se do të veprojnë pa kompromis në bazë të ligjit.
“Uji është një pasuri e përbashkët dhe jetike. Ta ruajmë dhe ta përdorim me përgjegjësi”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndaj / Сподели