LAJME
Fidan paralajmëron Izraelin: “Po kërkoni një armik të ri si Turqia? S’kemi frikë, përballjet janë specialiteti ynë!”14-vjeçari u ther 7 herë në Shkup, nëna kërkon drejtësi: ‘Mos e quani dhunë, ishte tentativë vr-asjeje’Ndalohet një 17-vjeçar nga Gostivari, drejtonte moped pa patentë shoferMashtrues që u paraqit si mjeshtër pllakash, ia mori paratë dhe u “zhduk”, ja detajetNdërron jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, banori më i moshuar i ÇairitPas hetimeve, policia arreston tre persona për sulmin ndaj një të mituri në ShkupVjedhjet në hekurudhat e Maqedonisë së Veriut shkaktuan dëm prej afro gjysmë milioni euro në vitin 2025Voziste 82 km/h me patentë të ndaluar, Policia e Kosovës ia konfiskon BMW-nëFidan paralajmëron Izraelin: “Po kërkoni një armik të ri si Turqia? S’kemi frikë, përballjet janë specialiteti ynë!”14-vjeçari u ther 7 herë në Shkup, nëna kërkon drejtësi: ‘Mos e quani dhunë, ishte tentativë vr-asjeje’Ndalohet një 17-vjeçar nga Gostivari, drejtonte moped pa patentë shoferMashtrues që u paraqit si mjeshtër pllakash, ia mori paratë dhe u “zhduk”, ja detajetNdërron jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, banori më i moshuar i ÇairitPas hetimeve, policia arreston tre persona për sulmin ndaj një të mituri në ShkupVjedhjet në hekurudhat e Maqedonisë së Veriut shkaktuan dëm prej afro gjysmë milioni euro në vitin 2025Voziste 82 km/h me patentë të ndaluar, Policia e Kosovës ia konfiskon BMW-në
Lajmi ditës

113 motoçiklistë të sanksionuar në kontrollin aksion të SPB Shkup, 45 pa helmetë – një i arrestuar për drejtim të rrezikshëm

113 motoçiklistë të sanksionuar në kontrollin aksion të SPB Shkup, 45 pa helmetë – një i arrestuar për drejtim të rrezikshëm

Sot (02.05.2026), në periudhën nga ora 12:00 deri në 20:00 në territorin e qytetit të Shkupit, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup ka realizuar një kontroll të përforcuar aksion për sanksionimin e shkeljeve nga drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, triçikleve, katërçikleve dhe motoçikleve, ku janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues.
Nga këta:
4 drejtues janë sanksionuar për drejtim motoçiklete me kategori të papërshtatshme,
17 për drejtim të biçikletës me motor ndihmës pa leje përkatëse,
45 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse,
3 masa për motoçikleta të paregjistruara,
3 sanksione për mosmbajtje të lejes së qarkullimit,
2 për lëvizje në sipërfaqe të papërshtatshme,
2 masa për mosndalim në shenjë të dhënë,
dhe 37 masa për shkelje të tjera.
Gjatë kontrollit aksion, një drejtues motoçiklete është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal për drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Autoritetet njoftojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke apeluar te të gjithë pjesëmarrësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Ndaj / Сподели