Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ajo në Blic Interview me Astrit Gashin tha se Hamza përfaqëson një figurë serioze dhe të përgatitur, i cili “nuk prodhon drama” dhe nuk përdor gjuhë përçarëse apo etiketuese.
“Bedri Hamza, do të vazhdojë të jetë sërish kandidati ynë për kryeministër në zgjedhjet e 7 Qershorit. Bedri Hamza nuk prodhon drama, ka qenë njeri që ka prezantuar një vizion të njeriut serioz e të përgatitur, nuk etiketon, nuk linqon”
