Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për ndikim negativ ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në një deklaratë publike, Ahmeti është shprehur se pasojat e politikave të Kurtit tashmë janë të dukshme. “Ia kemi parë sherrin, po shihet nga hëna, që i ka dëmtuar shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë ai.
Sipas Ahmetit, veprimet dhe qasja politike e Kurtit kanë ndikuar në raportet politike dhe në situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.
Deklarata e tij pritet të nxisë reagime në skenën politike, duke shtuar debatet mes akterëve politikë në rajon lidhur me rolin dhe ndikimin e politikave të Kosovës tek shqiptarët jashtë vendit.
