Dy persona janë arrestuar në Stadiumin e Qytetit në Tetovë pasi tek ta janë gjetur lëndë narkotike. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Leshka dhe një 19-vjeçar nga Kumanova.
“Gjatë kontrollit është gjetur marihuanë dhe një lëndë e murrme në formë kokrrizash, të cilat janë konfiskuar”. Siç ka raportuar Tema.mk njëri nga të arrestuarit është djali i një ish funksionari të BDI-së, i cili jeton në fshatin Leshkë./Tema.mk
