LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

“Mund të arratiset dhe mund të ndikojë tek dëshmitarët”, prokuroria kërkon paraburgim për Muhamed Sejdinin

“Mund të arratiset dhe mund të ndikojë tek dëshmitarët”, prokuroria kërkon paraburgim për Muhamed Sejdinin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë urdhër për nisjen e procedurës hetimore ndaj ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Meti Sejdini, nën dyshimin e bazuar për veprën penale “përvetësim në detyrë”.
Sipas Prokurorisë, në periudhën nëntor – dhjetor 2024, si person zyrtar, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme dobi pasurore për një person juridik nga Shkupi në vlerë rreth 660.000 euro.
Dyshimet lidhen me realizimin e një projekti të financuar nga UEFA, të destinuar për revitalizimin e infrastrukturës sportive, në kuadër të programit “HatTrick VI”. Bëhet fjalë për ndërtimin e një tribune në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, për të cilën, pas procedurës së zhvilluar, është zgjedhur një ofertë në vlerë rreth 3,3 milionë euro pa TVSH.
Edhe pse një mundësi e tillë nuk ishte parashikuar, as kërkuar nga kontraktori dhe as miratuar nga Bordi Drejtues, i dyshuari ka futur një kusht shtesë në kontratë – pagesën e një avansi prej 20 për qind të vlerës totale, para fillimit të punimeve dhe pa asnjë garanci.
Më 17 dhjetor 2024, me urdhër të të dyshuarit, kompanisë së përzgjedhur i janë transferuar rreth 660.000 euro si pagesë avans.
Prokuroria vlerëson se ekziston rrezik arratisjeje dhe mundësi ndikimi mbi dëshmitarët, ndaj i është dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake propozimi për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndaj / Сподели