Lajmi ditës

K-15 duhet të paguhet deri më 31 dhjetor, ja sa është shuma minimale që duhet të marrin punëtorët në vitin 2026

K-15 duhet të paguhet deri më 31 dhjetor, ja sa është shuma minimale që duhet të marrin punëtorët në vitin 2026

Punëdhënësit në sektorin privat kanë afat deri më 31 dhjetor 2026 për të paguar regresin për pushim vjetor, i njohur ndryshe si K-15, për punëtorët që i plotësojnë kushtet e përcaktuara, informon tetova1Sipas përllogaritjeve më të fundit të disponueshme për muajin nëntor, shuma minimale e K-15 për vitin 2026 është rreth 19.415 denarë. Megjithatë, shuma përfundimtare varet nga paga mesatare neto në vend dhe periudha që merret për bazë gjatë përllogaritjes.

Kush ka të drejtë të marrë K-15?Të drejtën për regres për pushim vjetor e kanë të punësuarit në sektorin privat, të cilët gjatë vitit kalendarik kanë punuar së paku gjashtë muaj te i njëjti punëdhënës.Kjo e drejtë garantohet me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë.Sipas kësaj marrëveshjeje, shuma minimale e regresit duhet të jetë 40 për qind e bazës së përcaktuar, e cila llogaritet mbi pagën mesatare mujore neto për punëtor në nivel shtetëror, të paguar gjatë tre muajve të fundit.Sa është K-15 për vitin 2026?Në korrik të vitit 2026, shuma minimale e K-15 ishte rreth 19.116 denarë, bazuar në të dhënat e atëhershme për pagën mesatare.Ndërsa, sipas përllogaritjeve të fundit, kjo shumë është rritur dhe për pagesat që bëhen në muajin nëntor arrin afërsisht 19.415 denarë.Kjo do të thotë se K-15 nuk është shumë fikse gjatë gjithë vitit, por mund të ndryshojë në varësi të lëvizjes së pagës mesatare në vend.Punëdhënësit kanë të drejtë të paguajnë edhe shumë më të lartë, nëse kjo është paraparë me marrëveshje kolektive ose me vendim të vetë kompanisë.

Ndaj / Сподели