Lajmi ditës

Bitcoin bie në një nga nivelet më të ulëta të këtij viti, nën 59 mijë dollarë

Bitcoin bie në një nga nivelet më të ulëta të këtij viti, nën 59 mijë dollarë

Vlera e bitcoin-it, kriptomonedhës më të njohur në botë, ka rënë sot nën 59 mijë dollarë, duke vazhduar rënien e ndjeshme që ka përfshirë tregun e kriptomonedhave ditëve të fundit.Rënie të konsiderueshme ka pësuar edhe ether-i, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, vlera e së cilës iu afrua kufirit prej 1.600 dollarësh. Ndërkohë, në bursat amerikane po bien edhe aksionet e kompanive të mëdha të teknologjisë.

Sipas Reuters, bitcoin-i fillimisht ra nën 60 mijë dollarë gjatë ditës, për herë të parë që nga korriku i këtij viti. Në momentin e raportimit, ai tregtohej me 58.501 dollarë, duke shënuar rënie ditore prej 3.65 për qind.Në të njëjtën kohë, ether-i humbi 5.42 për qind të vlerës, duke rënë në 1.593,89 dollarë.Bitcoin-i humbi të gjithë rritjen e shënuar në fund të verësSipas CoinDesk, me këtë rënie, bitcoin-i ka humbur të gjitha fitimet e realizuara gjatë muajve gusht dhe shtator, kur vlera e tij kishte arritur në 87 mijë dollarë.

Ndaj / Сподели