Defekt në komunikimin e kontrollit ajror, mijëra udhëtarë të mbetur nëpër aeroporteShtetet e Bashkuara po përballen me një nga bllokimet më të mëdha të trafikut ajror në vitet e fundit. Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA) ndaloi të premten të gjitha nisjet, pasi një defekt komunikimi preku qendrat e kontrollit ajror anembanë vendit.Sekretari i Transportit, Sean Duffy, bëri të ditur se problemi lidhet me 22 qendrat rajonale që drejtojnë avionët gjatë fluturimit. Avionët që ndodhen në ajër lejohen të ulen, ndërsa ata në tokë nuk mund të ngrihen.Dyshimet për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare i hodhi poshtë për momentin sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin.Rreth 7.000 fluturime janë vonuar ose anuluar, sipas të dhënave të FlightAware. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat se kur do të rifillojë trafiku ajror.
Lajmi ditës
E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendin
