Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë gjetur para të gatshme të groposura në pyje, të fshehura në objekte bujqësore, depo dhe prona banimi. Një pjesë e tyre ishte vendosur edhe në një kasafortë të fshehur.Shuma e përgjithshme e sekuestruar përfshin:5 miliardë e 71 milionë e 632 mijë forinta hungareze;2 milionë e 658 mijë e 350 euro;1 milion e 257 mijë e 100 dollarë amerikanë.Sipas njoftimit, paratë e sekuestruara janë dorëzuar në Thesarin e Shtetit të Hungarisë.Magyar e ka cilësuar këtë aksion si një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe strukturave që, sipas tij, kanë vepruar gjatë qeverisjes së mëparshme të Viktor Orbánit. Megjithatë, përgjegjësia penale e personave të përfshirë duhet të përcaktohet nga procedurat gjyqësore.
Lajmi ditës
Peter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehura
