Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mori pjesë në një operacion të koordinuar ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal transnacional, të përfshirë në mashtrime të organizuara me investime përmes internetit.
Operacioni u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe gjyqësor, me mbështetjen dhe koordinimin e Europolit dhe Eurojust-it. Në të morën pjesë autoritetet kompetente nga Gjermania, Qiproja, Finlanda, Shqipëria, Izraeli, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.Si rezultat i aksionit të koordinuar, në vende të ndryshme janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, janë kryer bastisje në 17 lokacione dhe janë sekuestruar më shumë se 100 serverë, si dhe dëshmi të tjera elektronike dhe mjete që lidhen me aktivitetet kriminale.Sipas të dhënave të deritanishme, dëmi financiar i shkaktuar tejkalon katër milionë euro, ndërsa viktima të mundshme janë identifikuar në të paktën 50 shtete të botës.Pjesëmarrja në këtë operacion ndërkombëtar dëshmon angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
