Lajmi ditës

Partia e Netanyahut kërkon që të zgjatet orari i votimit në Izrael, opozita kundër

Partia e Netanyahut kërkon që të zgjatet orari i votimit në Izrael, opozita kundër

artia Likud e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dorëzuar një kërkesë në Komitetin Qendror të Zgjedhjeve për ta zgjatur orarin e votimit në ditën e zgjedhjeve, i cili në shumicën e qendrave të votimit është deri në orën 22:00.

Likudi nuk e përmendi arsyen e kësaj kërkese, por ajo mund të jetë shenjë se këtij grupi politik po i duket që votuesit e koalicionit që ka qenë deri më tani në pushtet nuk janë duke votuar në numra që janë të nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Partia ultra-ortodokse, Shas, i është bashkuar kësaj kërkese, duke e përmendur si arsye përqindjen e lartë të daljes në zgjedhje. “Partitë po mundohen që të parandalojnë një situatë në të cilën qytetarët që janë duke pritur në radhë nuk do të jenë në gjendje që të votojnë” – thuhet në kërkesë.

Më herët të martën, Dean Livne, drejtor i përgjithshëm në detyrë i Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, tha se qendrat e votimit do të mbeten të hapura edhe pas orës 22:00, nëse ende ka njerëz që janë duke pritur në radhë për të votuar.

Ndaj / Сподели