Lajmi ditës

Stoilkoviç: Urime fitorja “Listës së Studentëve” në Serbi, rroftë Serbia!

Stoilkoviç: Urime fitorja “Listës së Studentëve” në Serbi, rroftë Serbia!

Ministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkovic, ka publikuar një mesazh urimi për Listën e Studentëve në Serbi, duke shprehur krenarinë për prejardhjen serbe dhe lidhjet me Serbinë.“Le të jetë kjo fitore detyrimi juaj për ta çuar Serbinë përpara, të na forcojë në rajon dhe të na mbajë nën mbrojtjen tuaj”, shkruan Stoilkovic në mesazhin e tij.Ai thekson se dëshiron që zëri i serbëve nga Maqedonia e Veriut të dëgjohet qartë dhe që lidhjet me Serbinë të ruhen përmes vëllazërisë, respektit dhe bashkimit.Në të njëjtin mesazh, Stoilkovic shpreh mirënjohje për presidentin serb Aleksandar Vuçiq për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.Mesazhin e tij, ministri e përfundon me thirrjet: “Rroftë Serbia! Rroftë bashkimi i përjetshëm serb!”

Ndaj / Сподели