Lajmi ditës

BEFASI në Beograd, “Lista e Studentëve” po e shkel Vuçiçin në 10 vendvotime, ja rezultati!

BEFASI në Beograd, “Lista e Studentëve” po e shkel Vuçiçin në 10 vendvotime, ja rezultati!

Në rreth 10 vendvotime në Beograd, ku ka përfunduar përpunimi i votave, Lista e Studentëve ka marrë mesatarisht rreth 70% të votave, sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale.Sipas të njëjtit raportim, në Beograd gjatë ditës së zgjedhjeve kanë votuar rreth 1.100.000 qytetarë, përcjellë tema.mk.

Nëse kjo përqindje konfirmohet edhe në një numër më të madh vendvotimesh, rezultatet mund të tregojnë mbështetje të konsiderueshme për Listën e Studentëve në kryeqytetin serb.

Megjithatë, të dhënat e deritanishme nga rreth 10 vendvotime nuk janë përfaqësuese për të gjithë Beogradin, ndërsa rezultati përfundimtar do të dihet pas përpunimit të votave në të gjitha vendvotimet./Tema.mk/

Ndaj / Сподели