Lajmi ditës

Hamza: Nëse shkojmë në zgjedhje, ligji për Specialen nis nga zero

Hamza: Nëse shkojmë në zgjedhje, ligji për Specialen nis nga zero

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i kësaj partie për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy lexime mbetet i pandryshuar.

Hamza ka paralajmëruar se nëse ligji nuk përfundon në dy lexime dhe vendi shkon në zgjedhje, procedura për miratimin e tij duhet të nisë nga fillimi.

“Ne jemi takuar me të gjithë, por nuk mund të bëjmë seri me shumë episode pa pasur asnjë rezultat”, ka deklaruar Hamza.Ai ka theksuar se PDK-ja e ka ngritur këtë çështje në kuadër të përgjegjësisë politike dhe se miratimi i ligjit nuk është i lidhur me ndonjë pozitë politike apo institucionale.“Nëse ligji nuk aprovohet në dy leximet nuk prodhon efekt juridik. Po që nëse nuk finalizohet ligji dhe vendi shkon në zgjedhje, ai kthehet nga fillimi”, ka thënë Hamza.Duke folur për vonesat në miratimin e ligjit, Hamza ka pyetur pse ai nuk është miratuar të dielën.“Pse nuk e aprovuam të dielën. UÇK-ja na takon të gjithëve. Shteti na takon të gjithëve, veteranët janë të gjithëve, viktimat janë të gjithëve”, ka deklaruar ai.Hamza ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se ajo duhet të trajtohet ndaras nga çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndaj / Сподели