Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Tetovë, ku nga flakët është përfshirë një depo, ndërsa raportohet se rrezikohet edhe një pikë karburanti e Makpetrolit.Ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren dhe po përballen me flakët, me qëllim lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, si dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth.Për momentin nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit. Priten detaje të reja nga autoritetet.
Lajmi ditës
Zjarr i madh në Tetovë, përfshihet nga flakët një depo – rrezikohet pompa Makpetrol?!
