LAJME
Hasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainëHasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainë
Lajmi ditës

Jeton Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është kapitull i përfunduar, por përgjegjësi për barazinë

Jeton Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është kapitull i përfunduar, por përgjegjësi për barazinë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, pas seancës solemne të Qeverisë me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, theksoi se kjo marrëveshje mbetet përgjegjësi institucionale dhe standard që duhet të ndërtohet çdo ditë.Shasivari tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk është vetëm një moment për të kujtuar të kaluarën, por mbi të gjitha një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.“Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë. Ajo është përgjegjësi institucionale dhe standard që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë çdo ditë”, shkroi Shasivari.Ministri i Drejtësisë theksoi se drejtësia nuk mund të jetë selektive, ndërsa barazia nuk duhet të mbetet vetëm një parim në letër. Sipas tij, këto parime duhet të jenë pjesë e funksionimit të përditshëm të shtetit dhe të besimit të qytetarëve tek institucionet.“E ardhmja e vendit ndërtohet mbi respektin, barazinë, sundimin e ligjit dhe dinjitetin e çdo qytetari”, theksoi Shasivari.Ai nënvizoi se institucionet kanë për detyrë të mos e trajtojnë Marrëveshjen e Ohrit si një kapitull të përfunduar, por si pjesë të një procesi të vazhdueshëm për ndërtimin e një shteti demokratik, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.Shasivari e përmblodhi mesazhin e tij me tre pika: 25 vjet paqe, 25 vjet përgjegjësi dhe një detyrë të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë për të gjithë.

Ndaj / Сподели