LAJME
E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!
Lajmi ditës

VLEN ngre dyshime: A po e blen Artan Grubi lirinë me sekretet e BDI-së?

VLEN ngre dyshime: A po e blen Artan Grubi lirinë me sekretet e BDI-së?

Po bëhen gati gjashtë muaj nga caktimi i arrestit shtëpiak për kutinë e zezë të BDI-së, Artan Grubin, në rastin “Lotaria”, ndërsa nga aktakuza ende s’ka nam e nishan. Më 22 gusht skadon afati maksimal i kësaj mase, kurse Prokuroria vazhdon me hapa breshke.Mos vallë Artan Grubi e ka hapur gojën, ka kënduar si bilbil dhe për këtë arsye po zvarritet e gjithë çështja?Ndërkohë, pluhur ka zënë edhe dosja për të cilën Grubi përfundoi në listën e zezë amerikane dhe opinioni me të drejtë pyet se ku ka mbërritur kjo çështje.Partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e futi Grubin në listën e zezë për korrupsion të nivelit të lartë. Ai dhe gjykatësi Enver Bexheti pranuan ryshfet për ta liruar nga burgu Sasho Mijallkovin.Artan Grubi nuk është dosido ish-funksionar. Ai është kutia e zezë e BDI-së. E di kush i tërhiqte pejtë, kush i ndante pazaret dhe në cilët xhepa përfundonin paratë e kumarit. Prandaj, Ali Ahmeti ka arsye të flejë me njërin sy hapur e tjetrin te Grubi.Për t’ia hequr sikletin Ali Ahmetit dhe për t’i dhënë opinionit një pasqyrë të qartë, VLEN kërkon nga Prokuroria të mos luajë kukafshehta me drejtësinë, por të dalë e të tregojë pse ende nuk ka aktakuzë në rastin “Lotaria”, ku kanë ngecur procedurat dhe çfarë ka ndërmarrë pas konstatimeve të autoriteteve amerikane.

Ndaj / Сподели