Lajmi ditës

Privohet nga liria një i mitur nga Saraji i Shkupit, me send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të mituri tjetër, vijon kallëzimi penal

Privohet nga liria një i mitur nga Saraji i Shkupit, me send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të mituri tjetër, vijon kallëzimi penal

Më 11.07.2026, në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 15:00, para një objekti hotelierik në fshatin Saraj të Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet një të mituri 14-vjeçar dhe një të mituri tjetër. Pas një kohe të shkurtër, para një objekti tregtar, 14-vjeçari është takuar me një të mitur 16-vjeçar, i cili e ka sulmuar me një send të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 14-vjeçari i është kundërpërgjigjur me një send të fortë, duke i shkaktuar lëndim. Më 12.07.2026, rreth orës 01:35, i mituri 16-vjeçar është privuar nga liria nga nëpunës policorë të SPB Shkup, është zhvilluar bisedë zyrtare në stacion policor në prani të prindit dhe avokatit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Ndaj / Сподели