LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

Berisha dënon ndalimin e zyrtarëve të VLEN-it në Qafë Thanë: Akt i papranueshëm dhe anti-shqiptar, Rama si diktatori Lukashenko

Berisha dënon ndalimin e zyrtarëve të VLEN-it në Qafë Thanë: Akt i papranueshëm dhe anti-shqiptar, Rama si diktatori Lukashenko

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka dënuar ashpër ndalimin e tre funksionarëve të koalicionit VLEN nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të paprecedentë dhe një skandal të rëndë diplomatik e politik.


Sipas Berishës, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, deputetit Bekim Qoku, deputetit Adnan Azizi dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, nuk iu lejua hyrja në territorin e Shqipërisë, ndonëse të tre udhëtonin me pasaporta diplomatike.


“Ky është një akt i paprecedentë antishqiptar që nuk është parë që nga diktatura e Enver Hoxhës. Të tre u trajtuan sikur të ishin terroristë dhe jo përfaqësues legjitimë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Berisha.


Ai kërkoi falje në emër të shqiptarëve ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, koalicionit VLEN dhe përfaqësuesve të tij, ndërsa akuzoi Edi Ramën dhe ministrin e Brendshëm për cenim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shkelje të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.
Berisha shtoi se ky veprim përbën një përpjekje për të larguar vëmendjen nga protestat e fundit në Shqipëri, duke e krahasuar sjelljen e Ramës me atë të regjimeve autoritare.
“Nuk ka shpëtim për Edi Ramën. Edhe nëse i mbyll kufijtë nga të katër anët, shqiptarët ia kanë prerë përfundimisht rrugën”, u shpreh Berisha.

Ndaj / Сподели