Lajmi ditës

Dhunë në një lokal në Bogovinë, arrestohet 43-vjeçari që rrahu një 14-vjeçar

Dhunë në një lokal në Bogovinë, arrestohet 43-vjeçari që rrahu një 14-vjeçar

​Një 43-vjeçar nga Bogovina ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të mitur në një objekt hotelierik.

​Sipas informacioneve zyrtare, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor – Njësia Policore Kamjan kanë privuar nga liria personin me iniciale H.M. (43) nga fshati Bogovinë. Arrestimi i tij ka pasuar denoncimin se i njëjti, brenda një lokali, kishte sulmuar fizikisht një 14-vjeçar.
​Nga policia njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorit do të parashtrohet kallëzimi përkatës ligjor.

Ndaj / Сподели