LAJME
E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!
Lajmi ditës

10 maqedonas, 0 shqiptar! Klekovski formon Komision njëetnik për sëmundjet malinje (DOKUMENT)

10 maqedonas, 0 shqiptar! Klekovski formon Komision njëetnik për sëmundjet malinje (DOKUMENT)

Ministri i ri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka formuar Komisionin Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup, por në përbërjen e tij nuk është emëruar asnjë mjek shqiptar, shkruan gazeta KOHA.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Klekovski më 21 korrik 2026, komisioni përbëhet nga pesë anëtarë dhe pesë zëvendësanëtarë, gjithsej dhjetë persona. Megjithatë, në mesin e tyre nuk figuron asnjë mjek shqiptar.

Për kryetar të komisionit është emëruar prof.dr. Zllate Stojanovski, ndërsa anëtarë janë prof.dr. Aleksandra Pivkova Velanovska, prof.dr. Sasha Trajkova, dr. Llazar Çadievski, prof.dr. Rubens Jovanoviq dhe prof. dr. Igor Stojkovski. Zëvendësanëtarë janë prof.dr. Sonja Genadieva Stavrikj, dr. Marija Popova Labçevska, prof.dr. Simonida Jovanovska dhe prof.dr. Slavica Kunovska.

Vendimi parasheh që komisioni të ketë mandat dyvjeçar dhe të shqyrtojë rastet e pacientëve me sëmundje malinje, duke dhënë rekomandime për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre.

Mungesa e mjekëve shqiptarë në këtë trup profesional ka ngjallur reagime, pasi bëhet fjalë për një komision me rol të rëndësishëm në vendimmarrjen për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje. Përbërja e re njëetnike ngre gjithashtu pikëpyetje lidhur me respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet publike shëndetësore. (koha.mk)

Ndaj / Сподели